Komuna e Çairit: Nuk ka përfunduar procesi gjyqsor për hapsirën të cilën Klubi Elita e kishte në shfrytëzim

Komuna e Çairit ka reaguar lidhur me deklaratën e Klubit Elita në lidhje me procesin gjyqësor për shfrytëzimin e hapësirës.

Në vazhdim ju sjellim reagimin e plotë:

Në interes të informimit të drejtë dhe të saktë të opinionit publik në lidhje me procesin gjyqsor për shfrytëzimin e hapsirës që është në pronësi të Komunës së Çairit, duam të theksojmë se vendimi gjyqsor që është liferuar në opinion nuk është e plotfuqishme dhe për të njejtën po zhvillohet proces gjyqsor në Gjykatën e apelit në Shkup. Kjo do te thotë se vendimi i publikuar gjyqsor nuk ka kurrfarë efekti juridik.

Gjithashtu duam të potencojmë se akuzat që persona të Komunës së Çairit kanë hyrë në hapsirat e dhëna në shfrytzim me forcë janë absolutisht të pavërteta. Kjo është qartë e theksuar edhe në Vërtetimin e MPB-së me numër regjistrimi 30.7.5/641 nga 11.02.2015, në të cilën qartë qëndron që persona të panjohur kanë tentuar të futen në hapsirën, që assesi nuk ka të bëjë me Komunën e Çairit.
Nuk është e vërtetë që Komuna e Çairit pa bazë e anuloi kontratën për qira me Klubin Elita dhe që kinse ka ndërmarrë veprime të dhunshmë për të hyrë në hapsirat e lartëpërmendura. Gjendja reale është tërësisht ndryshe.

Që të ndalohet keqpërdorimi dhe shpërdorimi i pronës së komunës, i cili është edhe pronë e qytetarëve, Komuna e Çairit deri te Klubi Elita dërgoi shkresë me nr.08-1785 nga 01.12.2014 me të cilën kërkoi ndërprerjen e kontratës për qira. Me të njejtën shkresë, Komuna e Çairit Klubit Elita i ofroi hapësira të reja. Nga kjo shkresë, nuk morrëm asnje përgjigje. Gjithashtu, Komuna e Çairit ishte e detyruar ta shlyej kontratën fillestare me Klubin Elita për çka solli vendim nr. 09-132 nga 15.01.2015.
Arsyeja e shlyerjes së kontratës ishte shfrytëzimi joadekuat i hapsirës nga Klubi Elita dhe aplikimi i aktiviteteve tërësisht të kundërta nga ato të deklaruarat, pêr të cilin qëllim edhe u është dhënë hapsira në përdorim. Sipas ligjit, vetëm në këtë bazë Komuna e Çairit ka të drejtë të ndërprerjes së kontratës para skadimit të afatit. Ndaj këtij vendimi të komunës, Klubi Elita nuk ka bërë ankesë.

Duke pasur parasysh se procesi gjyqsor vazhdon dhe ende nuk ka zgjidhje të plotfuqishme, ndërsa bëhet fjalë për proces të cilit i kanë paraprirë një sërë vendimesh, ne interes të informimit të qartë dhe të saktë të rastit, jemi në dispozicion për informata shtesë.

Lajme të ngjashme

Back to top button