Maqedoni, 14 veta në burg për shkak të vjedhjes së rrymës
Në Maqedoni 14 persona kanë përfunduar në burg për shkak të vjedhjes së energjisë elektrike.
Vjedhja e energjisë bëhet edhe nga amvisëritë por edhe nga biznese private. Si[ mësohet, deri tani 14 veta janë dënuar me burg pasi që janë zbuluar se po vidhnin energjinë elektrike.
Sipas të dhënave të EVN-së, nga fillimi i vitit e deri tani janë zbuluar afër 600 raste të vjedhjeve të energjisë elektrike, ndërsa 96% prej tyre nëpër amivisëri dhe 4% nëpër biznes shfrytëzues.
Më së shumti vjedhje nëpër amvisëri janë zbuluar në Prilep dhe Shkup (100 raste), ndërsa në Tetovë, Kumanovë, Shkup dhe Kavadar e Manastir janë zbuluar vjedhje nëpër biznes shfrytëzues. (INA)