100 Librat më të bukur të të gjitha kohërave
Jeni në dyshim se çfarë të lexoni? Këtu i keni titujt e 100 librave më të bukur të të gjitha kohërave nga Virxhinia Woolf, transmeton Almakos.
100. “Kryezoti i Unazave” nga JRR Tolkein
Auden mendoi se kjo përrallë me krijesa fantastike që kërkonin për stolitë e humbura do të ishte një ‘kryevepër’.
99. “Të vrasësh zogun përqeshës” nga Haper Lee
Këndvështrimi i një fëmije për paragjykimet raciale në Alabamën e viteve 30’.
98. “Shtëpia dhe Bota” nga Rabindranath Tagore
Një fisnik i pasur nga Bengali jeton i lumtur derisa shpërthen një revolucion radikal
97. “Rruga e Hitchhiker në Galaksi” nga Douglas Adams
Toka po shkatërrohet në zbulim të një rruge të re në hapësirë. Nuk duhet t’ju zërë paniku.
96. “Një mijë e një net”, anonim
Nusja e re e një mbreti persian tregon përralla për ngadalësimin e melankolisë pas aktit seksual.
95. “Zhgënjimet e të riut Werther” nga Johan Volfgang von Gëte
Werther e dashuron Sharlotën, por ajo është e fejuar.
94. “Fëmijët e mesnatës” nga Salman Rushdie
Fëmijët e hinduve të varfër dhe myslimanëve të pasur shkëmbehen në lindje.
93. “Kallajxhiu, rrobaqepësi, ushtari, spiuni” nga John le Carre
Ninullat e fëmijëve zbulojnë emrat e koduar të spiunëve britanikë të dyshuar për tradhëti.
92. “Ferma e Ftohtë” nga Stella Gibbons
Satira komike e romancave rurale. Diçka ‘e keqe’ vihet re në raftin e druve.
91. “Përralla e Genjit” nga Lady Murasaki
Jeta dhe dashuritë e djalit të një perandori. Dhe ndoshta novela e parë botërore.
90. “Nën rrjetë” nga Iris Murdoch
Marrëdhënia e një pseudo-shkrimtari dhe një ylli filmash. Kombinim i komedisë dhe filozofisë.
89. “Blloku i artë i shënimeve” nga Doris Lessing
Lessing e konsideron komunizmin dhe lirinë e femrave në atë që Margaret Drabble e quan “hapërisa e brëndshme fiksionale”.
88. “Eugjen Onjegini” nga Aleksandër Pushkin
Pasion, poezi dhe pistoleta në këtë roman dashurie
87. “Në rrugë” nga Jack Kerouac
Gjenerata e djemve që kanë si qëllim “të digjen” si qirinj të bukur të verdhë romanesh.
86. “Xha Gorioi” nga Honore de Balzak
Një dozë zhgënjyese e realitetit. Anti-heroi u bë një legjendë në ngjitjen e pamëshirshme të shkallës së shoqërore.
85. “E kuqja dhe e zeza” nga Stendhal
Heroi që lufton kundër materializmit dhe hipokrizisë së shoqërisë franceze nëpërmjet qëndresës
84. “Tre musketjerët” nga Aleksandër Dumas
“Një për të gjithë e të gjithë për një” : motoja e tre luftëtarëve të njohur
83. “Germinal” nga Emile Zola
E shkruar për të arritur ndryshimin shoqëror, “Germinal” dokumenton urinë e minatorëve francezë.
82. “I huaji” nga Albert Kamy
Francezi që vrau një shok arab në Algjeri dhe pranoi indiferencën e botës.
81. “Emri i trëndafilit” nga Umberto Eko
Nxjerrja në dritë e një vrasjeje në një manastir italian të shekullit 14.
80. “Oskar dhe Lusinda” nga Peter Carey
Një trashëgimtare australiane vë bast me një prift anglikan se nuk mund ta lëvizë xhamin e kishës për 400 km.
79. “Deti i gjerë i Sargasos” nga Jean Rhys
Zëri human drejt gruas së çmendur në papafingo
78. “Aventurat e Lizës në Botën e Çudirave” nga Levis Carroll
Logjika e Carroll-it bën të mundur besimin në 6 gjëra të pamundura përpara mëngjesit.
77. “Kapja-22” nga Joseph Heller
Yossarian ndjen një impuls prej vrasësi për armët e të huajve
76. “Procesi” nga Franc Kafka
Jozef K deklaron se është i pafajshëm kur papritur arrestohet. Por”I pafajshëm për çfarë”?
75. “Cider me Rozin” nga Laurie Lee (Cider*-pije alkoolike me limon)
‘Pijet e fshehta’ të protagonistit ndodhen në një kamionçinë
74. “Në pritje të Mahatmas” nga RK Narayan
Komedia e butë në të cilën një indian i inspiruar nga Gandi shndërrohet në një ekstremist anti-britanik.
73. “Asgjë e re nga fronti i perëndimit” nga Erik Maria Remark
Horrori i Luftës së Madhe e parë nga një ushtar adoleshent
72. “Darkë në restorantin e vendlindjes” nga Anne Tyler
Prindërit që ndikojnë në mënyra të ndryshme tek tre fëmijët e tyre.
71. “Ëndrra e dhomës së kuqe” nga Cao Xueqin
Depërtimi i thellë në shoqërinë kineze të shekullit 18.
70. “Leopardi” nga Xhuzepe Tomazi di Lameduza
Këmishëkuqtë e Garibaldit ndërhyjnë në Siçili për të rrëzuar fisnikërinë.
69. “Nëse në një natë dimri një udhëtar” nga Italo Calvino
Mashtrimi ndërkombëtar i librit që u ekspozua në periudhën postmodreniste.
68. “Përplasja” nga JG Ballard
Ish-shkencëtari i televizionit që predikoi “një sektualitet të ri, të lindur nga një teknologji perverse.
67. “Një hark në lumë” nga VS Naipaul
Indiano-afrikani lindor udhëton në zemër të Afrikës dhe arrin në përfundimin se bota është ajo që është.
66. “Krim dhe ndëshkim” nga Fjodor Dostojevski
Djali që takohet me fajdexhiun. Djali vret fajdexhiun me një sëpatë. Faji, avaria, Siberia, shpengimi
65. “Dr Zhivago” nga Boris Pasternak
Idealizmi romantik i doktorit të ri që u shkel nga mizoritë e Revolucionit Rus.
64. “Triologjia e Kairos” nga Naguib Mahfouz
Ndjek tre breza të jetës në Kairo nga Lufta e Parë Botërore deri në vitin 1952.
63. “Rasti i çuditshëm i Dr Xhekill dhe Z. Hyde” nga Robert Louis Stevenson
“Përralla me lugatë” i doli Stevenson-it në ëndërr.
62. “Udhëtimet e Guliverit” nga Jonathan Swift
Satira e Sëift-it rreth përrallave të udhëtuesve
61. “Emri im është e kuqja” nga Orhan Pamuk
Një piktor vritet në Stamboll në vitin 1591.
60. “Njëqind vjet vetmi” nga Gabriel Garsia Markez
Miti dhe realiteti shkrihen në mënyrë magjike sëbashku në sagën e familjes kolumbiane.
59. “Fushat e Londrës” nga Martin Amis
Një novelist i dështuar vjedh ditarin e një gruaje që po komploton vetëvrasjen.
58. “Detektivët e egër” nga Roberto Bolano
Bandat e poetëve amerikano-jugorë udhëtojnë nëpër botë, flenë kudo dhe sfidojnë kritikat me duele.
57. “Loja e perlave prej qelqi” nga Herman Hesse
Intelektualët tërhiqen nga jeta e tyre për të luajtur një lojë me rregulla matematikore dhe muzikore.
56. “Daullja e llamarintë” nga Gunter Grass
Kujtimet e një shtëpie gjatë Luftës së Dytë Botërore. Tekst kyç nga realizmi magjik europian.
55. “Austerlitz” nga WG Sebald
Novela në të cilën një historian i lindur në Çeki rikujton historinë e tij gjatë Holokaustit.
54. “Lolita” nga Vladimir Nabokov
Obsesioni seksual i profesorit me një vajzë adoleshente komplikohet nga pasioni që mamaja e vajzës ka për profesorin.
53. “Përralla e bërë me duar” nga Margaret Atwood
Pasi lufta nukleare i la shumë femra sterile, ato pjellore u skllavëruan për lindje.
52. “Gjahtari në thekërishte” nga JD Salinger
Pasi u përjashtua nga shkolla parapërgatitore, adoleshenti antagonist has shumë pengesa në jetë.
51. “Bota e krimit të organizuar” nga Don DeLillo
Nga bejsbolli në mbeturina nukleare, jeta e vonshme amerikane e shekullit 20.
50. “I dashur” nga Toni Morrison
Udhëtimi deri në skutat më të errëta të skllavërisë amerikane
49. “Vilet e zemërimit” nga John Steinbeck
Kërkimi i dinjitetit dhe pagave pas shpërthimit të Depresionit të Madh.
48. “Thuaji malit” nga James Baldwin
Eksploron rolin e Kishës Kristiane në komunitetin afrikano-amerikan.
47. “Lehtësia e padurueshme e të qënit” nga Milan Kundera
Pabesitë e një doktori që stresojnë bashkëshorten e tij. Por nëse jeta nuk ka kuptim, atëherë kjo është e parëndësishme.
46. “Rinia e zonjushë Zhan Brodi” nga Muriel Spark
Një mësuese që tradhëtohet nga nxënësi i saj i preferuar, i cili bëhet murg.
45. “The voyeur” nga Alain Robbe-Grillet
Ishte shitësi ai që e vrau vajzën në plazh. Megjithatë, kush e pa?
44. “Neveria” nga Zhan Pol Sartri
Një historian sëmuret rëndë nga ekzistenca e tij, por vazhdon të jetojë.
43. “Lepuri” nga John Updike
Një ish-yll i basketbollit të shkollave është i pakënaqur me martesën, rolin e babait dhe punës së tij.
42. “Aventurat e Hakëlbërri Fin” nga Mark Tuein
Një djalë dhe një i arratisur largohen drejt Misisipit.
41. “The hound of the Baskervilles” nga Arthur Conan Doyle (Hound* – lloj qeni)
Një i varur nga droga ndjek një qen fantazëm nëpër këneta gjatë mesnatës
40. “Shtëpia e Mirth” nga Edith Wharton
Lily Bart preferon luksin përpara martesës për dashuri. Skandalet e shumta pasojnë
39. “Gjërat thyhen” nga Chinua Achebe
Një udhëheqës lokal ferme në Nigeri tronditet nga vdekja aksidentale dhe arritja e një misionari.
38. “Getsbi i Madh”, nga F. Skot Fixherald
Dashuria e një misteriozi milioner për një grua e fut atë në telashe.
37. “Kujdestari” nga Anthony Trolliope
“Nga të gjithë novelistët në vend, Trollope e kupton më mirë rolin e parasë,” thotë Auden.
36. “Të mjerët” nga Viktor Hygo
Lufta e një ish-të dënuari për të mirën, përfundon keq.
35. “Xhimi fatlum” nga Kingsley Amis
Një pedagog i paangazhuar i historisë përleshet me shefin e tij pompoz.
34. “Gjumi i madh” nga Raymond Chandler
“Burrat e vdekur janë më të rëndë se zemrat e thyera” në këtë vepër kriminale
33. “Clarissa” nga Samuel Richardson
Aventura e heroinës me shefin e shtëpisë publike Robert Lovelace
32. “Vallëzim me muzikën e kohës” nga Anthony Powell
Saga me dymbëdhjetë libra, ku personazhi kryesor vesh “llojin e gabuar të xhaketës”
31. “Suite Francaise” nga Irene Nemirovsky
E publikuar 60 vjet pasi autorja kishte vdekur, këto dy novela paraqesin jetën në qytetin dhe fshatin francez të pushtuar nga nazistët.
30. “Shlyerja” nga Ian McEvan
Fut shkronjën “c” në novelën e qytetit klasik anglez
29. “Jeta: një përdorim manual” nga Georges Perec
Ekuacioni i jetës në apartamentet pariziene. Edhe e dhomave bosh
28. “Tom Jones” nga Henry Fielding
Përvoja e punës si rrobaqepës e një djali përpara se të martohej me vajzën fqinje.
27. “Frankenshtajn” nga Mary Shelley
Përpjekjet e njeriut për t’u tallur me mekanizmin perfekt të Krijuesit të Botës kanë pasoja tragjike.
26. “Cranford” nga Elizabeth Gaskell
Fshatarët e veriut kundër ndryshimeve sociale që shoqërojnë revolucionin industrial
25. “Guri i Hënës” nga Wilkie Collins
Një nga novelat detektive moderne angleze më të mira e më të gjata.
24. “Uliksi” nga Xhejms Xhojs
Kryevepra moderniste që përsërit Homerin me humor. Përmban një nga fjalitë më të gjatë të letërsisë angleze. 4,391 fjalë.
23. “Zonja Bovari” nga Gustav Flobert
Gënjeshtrat e një marrëdhënieje dashurore e çojnë një doktor provincial drejt agonisë.
22. “Një udhëtim në Indi” nga EM Forster
Një akuzë false ekspozon shtypjen raciste të rendit britanik në Indi
21. “1984” nga Xhorxh Oruell
Ku ka ndikim më të keq Big-Brother se tek serialet televizive që ka inspiruar?
20. “Tristram Shandy” nga Laurence Sterne
Samuel Johnson besonte se novela eksperimentale ishte shumë e çuditshme për t’u zgjatur më tej
19. “Lufta e Botëve” nga HG Wells
Tregimi i pushtuesve gjakpirës marsianë
18. “Scoop” nga Evelyn Waugh
Waugh e bazoi novelën mbi reporterin e vogël të pashpresë gjatë farsës gazetareske me ish-botuesin e Telegraph Bill Deede.
17. “Tesi i d’Erbërvilëve” nga Thomas Hardy
Standardet seksuale të dyfishta mbahen ‘të ftohta’ në këtë tragjedi rurale
16. “Brighton Rock” nga Graham Greene
Novela është një triller kriminal në Brigtonin e viteve 30’.
15. “Kodi i Wooster-ve” nga PF Wodehouse
Novela e tretë që flet për Bertie Wooster dhe shërbëtorin e saj Jeeves.
14. “Lartësitë e stuhishme”, Emily Bronte
Novela e Emily-t rreth dashurisë së dy të rinjve, Catherine dhe Heathcliff…dhe ndarjes së tyre.
13. “David Koperfild” nga Çarls Dikens
Borxhi dhe mashtrimi në romanin gjysmë-biografik të Dikensit.
12. “Robinson Kruzo” nga Daniel Defo
Një person që përfundon në një ishull të humbur, arrin të gjejë Zotin.
11. ”Krenari dhe paragjykim “nga Jane Austen
Çdo djalë i klasit të lartë meriton një vajzë të paragjykuar.
10 “Don Kishoti i Mançes”nga Migel de Servantes
Tregimi I aventurave te dy kalorësve që luftojnë me mullnjtë e erës.
9. ”Zonja Dalloway“ nga Virginia Woolf
Vetëvrasja e Septimus nuk e përkëdhel ndërgjegjjen e heroinës tonë
8. ”Turpi” nga JM Kortez
Një profesor anglishteje nga Afrika e Jugut humbet gjithçka pasi josh një studente.
7. “Xhejn Ejr” nga Sharlot Brontë
Pavarësisht se sa e varfër dhe e vuajtur ajo është, zoti Roçester dëshiron të martohet me të ilegalisht.
6. “Ne kërkim te kohës së humbur” nga Marsel Prust
Shtatë volume meditimi në memorie.
5. “Zemrat e errësirës” nga Jozef Konrad
“Pushtimi i botës”, tha Konrad, ”nuk është një gjë e bukur”
4. “Portreti i gruas” nga Henri Xhejms
Një trashëgimtare amerikane ne Europë “përballet me fatin” duke u martuar me një burrë egoist
3. “Ana Karenina” nga Leo Tolstoy
Kurorëshkelësja e Leo Tolstoit lindi nga mjë ëndërr aristokratike.
2. “Moby-Dick” nga Herman Melville
Kapiteni Ahab kërkon hakmarrje ndaj balenës së bardhë e cila i hëngri këmbën.
1. “Mes Marsi” nga George Eliot
“Një nga pak novelat angleze për të rritur”