Belgjika pranon kërkesën për Mark Frrokun

Gjykata belge ka pranuar kërkesën e avokatit te deputetit Mark Frroku per te qene i pranishëm ne seancën qe do te zhvillohet ne Belgjike ne 19 tetor.

Lajmi është konfirmuar nga mbrojtësi ligjor Saimir Visha, i cili ndodhet ne Belgjike. Sipas tij, kërkesa pritet t’u komunikohet edhe zyrtarisht dhe me pas ky vendim do t’i vihet ne dispozicion autoriteteve shqiptare.

Ndërkohë vetëm një jave me pare, Gjykata e Larte shqiptare, pasi e mori ne shqyrtim kërkesën, vendosi ta refuzoje atë. Deputeti Frroku akuzohet per një vrasje te ndodhur ne Belgjike ne vitin 1999.

Ndërkohë qe ne Shqipëri, Frroku është i akuzuar per moskallëzim krimi ne lidhje me çështjen Doshi.

Lajme të ngjashme

Back to top button