Çeku pret përgjigje nga Qeveria për krijimin e Ministrisë së UÇK-së

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Komisionit qeveritar për verifikimin e veteranëve të UÇK-së, Agim Çeku nuk ka marrë ndonjë përgjigje të saktë nga kryeministri Isa Mustafa lidhur me propozimin e tij që të krijohet një ministri e veçantë, Ministrinë e Veteranëve apo për Ruajtjen e Vlerave të Luftës, e cila do të merrej me kategoritë e dala nga lufta

Çeku në një prononcim për “Zëri.info” ka theksuar se, para disa ditëve është takuar me Mustafën dhe zëvendës kryeministrin, Hashim Thaçi, prej të cilëve pret që ta marrin seriozisht këtë nismë.

“Unë kam biseduar me kryeministrin e Republikës dhe ia kam argumentuar nevojën për këtë ministri. Kryeministri më ka thënë që do të mendohet. Jam takuar edhe me Thaçin, i cili poashtu nuk më ka dhënë ndonjë përgjigje, megjithatë shpresoj se do ta marrin seriozisht këtë punë”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button