Lemina prezantohet si lojtar i Juventusit

21 vjecari, Mario Lemina, që u transferua nga Olympique Marsielle te Juventusi, tashmë është prezantuar te Zonja e Vjetër.

Gjatë prezantimit të tij, francezi është shprehur i lumtur për këtë transferim teksa ka thënë se mezi po pret të stërvitet me bashkëlojtarët e rinj.

“Jam shumë i lumtur për këtë transferim. U premtoi tifozëve të Juventusit se do të jap gjithçka në fushë. Nuk ka rëndësi se ku do të luaj, nëse është e nevojshme do të luaj edhe në mbrojtje, vetëm për ta ndihmuar ekipin që t’i arrij synimet”, ka deklaruar Lemina.

Lajme të ngjashme

Back to top button