Reagon LSDM, Spasovski: vendimi i Gjyaktëse e vërteton domosdoshmërinë e Prokurorit Special

Nikolla Gruevski me kërkesë që të hiqen faktet nga materialet e përgjimeve, e ka pranuar fajin e vet për të gjitha krimet që ua ka bërë qytetarëve të këtij shteti. Nëntë muaj e ka gënjyer masën e gjerë se materialet e përgjimeve të cilat e tregojnë kriminalitetin e tij janë të prera, ngjitura, krijuara dhe të montuara. Dje ai e vërtetoi përmbajtjen e materialeve të dala nga përgjimet, fakteve dhe dokumenteve të dala nga projekti “E vërteta për Maqedoninë”, ka deklaruar sot sekretari gjeneral i LSDM-së, Oliver Spasovski.

“Ka dalë në pah frika më e madhe e Nikolla Gruevskit, a ajo është përballja me akuzën. Vendimi i Gjykatës Themelore të Shkupit 1 është joligjor. Gjykata nuk ka të drejtë të veprojë sipas kërkesës së Nikolla Gruevskit dhe grupeve të cilët janë të dyshuar për largimin e këtyre fakteve në këtë fazë të procedurës. Instanca më e larg gjykatëse është përgjegjëse të sjellë vendim për shfuqizimin e vendimeve të këtilla joligjore të gjykatësit në procedurë për hetim. Gjykatësi i cili e ndalon të drejtën dhe ndihmon të akuzuar në procedurë të kriminalitetit të organizuar, sipas praktikës ndërkombëtare të gjykatës, dënohet me dënim më të lartë se sa i akuzuari. Me presionin e djeshëm ndaj Gjykatës, Nikolla Gruevski e tregoi qëllimin për shprishjen e marrëveshjes së 2 qershorit. Gruevski nuk do t’i respektojë detyrat e marrëveshjes. Ky skandal vetëm e vërteton domosdoshmërinë e Prokurorit Special. Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij nuk do të mundin t’i ikin drejtësisë” ka thënë Oliver Spasovski.

 

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button