Humb jetën një traktorist në Veles

Ka humbur jetën një traktorist si pasojë e përmbysjes së traktorit të mbushur me drunj në rrugën lokale mes fshatrave Xhidimirci dhe Ivankovci.

Policia ka deklaruar se Zhika Gj. (50) është aksidentuar mbrëmë rreth orës 1, si pasojë e përmbysjes së traktorit me të cilin ka bartur drunj.

Është kryer ekspertiza nga ekipi i SPB-Veles, ndërkaq me urdhër të Prokurorisë Publike, trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi.

Lajme të ngjashme

Back to top button