Në Tabanoc konfiskohen 120 kilogram duhan të prerë

Doganierët në pikën kufitarë Tabanoc, mbrëmë në mesnatë kanë parandaluar një tentativë për të kontrabanduar 120 kilogram duhan të prerë.

“Rreth orës 02:30, pas mesnatës, në dalje të Maqedonisë në pikën kufitare Tabanoc, ka arritur një automjet për ngarkim mallrash me targa të Serbisë, i drejtuar nga shtetasi serb D.M. Për shkak të dyshimit nga deklarata e shoferit se nuk ka asgjë për të lajmëruar për kontrollim dogane, sipas kriterit për analizë dhe rizik, është kryer kontroll detal i automjetit. Gjatë kontrollimit të brendshëm të kabinës, në krevatin e sipërm dhe ndër dyshek janë gjetur 12 pako me nga 1 kilogram, të mbushura me duhan”, ka njoftuar Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë.

Malli përkohësisht është konfiskuar, ndërkaq ndaj kryerësit të veprës ka filluar procedura përkatëse ligjore.

Lajme të ngjashme

Back to top button