LSDM: Ja pse është nervoz Nikolla Gruevski

Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE shumë e rëndon krimi, korrupsionin dhe çdo abuzim që e kanë bërë në 9 vitet e fundit, reagon LSDM, ndaj akuzave të VMRO-DPMNE për nënkryetrarin e opozitës, Damjan Mançevski.

“I pret ballafaqimi me përgjegjësinë e tyre, me drejtësinë dhe me qytetarët. Prandaj është i gjithë ky nervozizëm dhe mungesa e kulturës të cilët po e manifeston VMRO-DPMNE. Çdo herë kur kapen me krim, në kurriz të qytetarëve dhe interesave të tyre, VMRO-DPMNE reagin në mënyrë precize. Mungesa e kulturës elementare është tregues i fundosjes së Nikolla Gruevski në të gjitha situatat. LSDM-ja do të vazhdojë të mbrojë interesat e qytetarëve”, thuhet në reagim.

Lajme të ngjashme

Back to top button