New York, menuja e fundit e mbetur nga Titaniku do të ekspozohet në ankand

Vlera e menusë së fundit të anijes së gjigante tej oqeanike që u mbyt para më shumë se 100 vjetësh-Titanik, vlerësohet mes 50.000 dhe 60.000 dollarë amerikanë. Kopja e menusë është ruajtur nga njëri prej udhëtarëve të mbijetuar, dhe së shpejti do të ofrohet në ankand në New York.

Ankandi është pjesë e 30 vjetorit që kur Titaniku u gjet në fund të Oqeanit Atlantik.

Kopja e menusë e cila do të jetë në ankand shoqërohet me një histori interesante. Abraham Lincoln Salomon ishte njëri nga udhëtarët e vendosur në kuvertën e klasit të parë. Salomon ishte njëri nga pasagjerët e parë që hipi në varkë shpëtimi, pasi që ai u dha ryshfet disa anëtarëve të ekuipazhit për të shpëtuar atë para të tjerëve kur anija filloi të fundosej.

Në kopertinat e menusë dhe listës së ushqimeve ka nënshkruar edhe Isaac Gerald Frauenthal, gjithashtu një pasagjer i klasit të parë i cili arriti të shpëtojë. Besohet se të dy miqtë drekuan së bashku në kuvertë, atë ditë fatale të 15 prillit të 1912.

Njëra nga rastet më interesante nga ankandet e Titanikut ndonjëherë është letra e shkruar nga Duff Gordon, njëra nga pasagjeret e shpëtuara të anijes. Në këtë letër i kishte shënuar frustrimet dhe sulmet e mediave, e cila i përjetoi me të arritur në Angli pas fundosjes së Titanikut. Letra u shit në Boston këtë vit rreth 12,000 dollarë amerikanë.

Titanik konsiderohej si anija më luksoze e kohës së saj e cila në udhëtim nga Anglia në New York mori rreth 2,224 pasagjerë. Edhe pse listat origjinale të pasagjerëve janë zhdukur në fund të Atlantikut, llogaritet se në këtë tragjedi humbën jetën 1,517 persona, ndërsa 710 shpëtuan

Lajme të ngjashme

Back to top button