Ademi: Gati për fillimin e vitit shkollor

Nesër fillon viti i ri shkollor dhe shkollat po bëjnë përgatitjet e fundit për të pritur nxënësit.

Nga MASH thonë se gjithçka është gati për fillimin e vitit të ri shkollor dhe problemet eventuale që mund të paraqiten do të tejkalohen në bashkëpunim me shkollat dhe komunat.

Të martën nxënësit do të marrin librat e rinj ,janë botuar të gjitha tekstet shkollore edhe ato të adaptuara sipas programit të Kembrixhit.Janë ribotuar edhe të gjitha tekstet që janë përdorur më tepër se pesë vite.

“Risi për këtë vit është edhe ribotimi i të gjitha teksteve të cilat janë përdorur më tepër se pesë vite përvec rtekstit të matematikës dhe lëndëve natyrore për klasën e shtatë sepse vitin e ardshëm shkollor do të adaptohen tekstet nga program i Kembrixhit për klasën e 7,8 dhe 9 dhe do vazhdohet me shkollat e mesme.Shpresoj që viti të filloj i mbarë dhe ndonjë problem eventual ne do të mundohemi ta tejkalojmë në suaza të bashkëpunimit dhe ligjit” – tha numri një i Arsimit në vendin tonë, Abdylaqim Ademi.(tvm2)

Lajme të ngjashme

Back to top button