LSDM-ja nesër kthehet në Kuvend

Pas pesëmbëdhjetë muajve bojkotim, deputetët e koalicionit opozitar, nesër kthehen në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Kthimi i LSDM-së në Kuvend është pjesë e marrëveshjes ku katër udhëheqësit politik, Gruevski, Zaev, Ahmeti dhe Thaçi e arritën me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare.

Sipas marrëveshjes së Përzhinos, opozita duhet të kthehet në Kuvend më 1 shtator, ndërkaq deri më 15 shtator të bëhet zgjedhja e Prokurorit Special i cili do të punojë me rastin e përgjimeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button