Vërshimet, ndihma materiale nga Unioni i imamëve në Zvicër për Tetovën

“Edhe pas 26 ditësh, gjestet humane për vendet e përmbytura nga katastrofa e tre gushtit nuk ndalojnë. Edhe kësaj rradhe, diaspora shqiptare nuk e kurseu vullnetin për të treguar se kilometrat nuk e përcaktojnë afërsinë dhe dashurinë për bashkëkombasit”, njofton Tv Art.

60 mijë franga zviceriane janë mbledhur në gjithsej 27 qendra grumbullimi nëpër gjithë Zvicrën, nga shqiptarët e diasporës, dedikuar familjeve të cilat pësuan nga vërshimet.

Ky akt human u realizua edhe me ndihmë dhe bashkëpunim të myftinisë së Tetovës. Nga myftina shprehen falënderues dhe mirënjohës.

Imami i Xhamisë së Madhe të Shipkovicës, shprehet mirënjohës për këto ndihma, por thotë se familjet që pësuan nga vërshimet e 3 Gushtit kanë nevojë të vazhdueshme për ndihma të këtilla. Këtij mendimi i bashkangjiten edhe fshatarët e Shipkovicës.

Vërshimet e fillim gushtit, që lanë pas vetes pasoja të shumta materiale e në njerëz, senzibilizuan opinionin në vend dhe jashtë tij, për t’i ndihmuar familjeve të goditura nga kjo fatkeqësi natyrore. Deri më tani organizata të ndryshme e institucione kanë dërguar ndihma të llojeve të ndryshme, në Malësinë e Tetovës dhe vendbanimet tjera që pësuan nga vërshimet.

Lajme të ngjashme

Back to top button