Maqedoni, do të hapet ankand për shitjen e druve për ngrohje

Në kuadër të ndërmarrjes “Pyjet e Maqedonisë” shteti do të shesë me ankand dru për ngrohje, dru të kapluara nga zjarri dhe dru të deklasuar. Në këtë mënyrë sipas drejtorit të “Pyjeve të Maqedonisë” Zharko Karaxhoski pritet të kompensohet mungesa e druve në depot private, ndërsa qytetarët të cilët duan të blejnë dru për ngrohje për sezonin që vjen do të mund të furnizohen në kohë, njofton Alsat-M.

Për ruajtjen e çmimit të druve shteti planifikon të bëj kufizim të firmave, drunjtë që do t’i blejnë përmes ankandit nga “Pyjet e Maqedonisë” të mos i shesin më shtrenjtë se 2900 denarë.

“Te drutë për ngrohje ne kemi vende nëpër male ku ka shumë dru, por qytetarët nuk i shfrytëzojnë. Vende të tilla ka në Kërçovë, Makedonski Brod, Demir Hisar, Zoti ka dhënë mal, por s’ka shumë njerëz. Sasitë që teprojnë që mos të shkojnë huq, por edhe që të kihet kujdes plani në momente të caktuara i shesim me shumicë. Ato i selektojmë dhe bëjmë marrëveshje të drejtpërdrejta që të mos bëjmë sasi të mëdha të drurit në treg tek subjektet juridike dhe të mos e rritin çmimin”, tha Zharko Karaxhoski, drejtor i “Pyjeve të Maqedonisë”.

Në ankand mund të paraqiten të gjitha firmat që kanë depo për dru, por paraprakisht do të duhet të sigurojnë dokumentacion me të cilin do të tregojnë se punojnë në pajtim me të gjitha standardet e parapara.

“Kërkojmë vërtetim nga Regjistri qendror, kërkojmë bonitet gjegjësisht si funksionin firma dhe kontrollojmë nëse ka blerë nga “Pyjet e Maqedonisë”. Të gjithë ata mund të marrin pjesë në ankand. Kushti i dytë është që drunjtë të paguhen para kohe, ai që do të paguaj, ai do t’i marrë drutë. Dërgesat nuk bëhen përnjëherë, por pjesërisht”, theksoi Zharko Karaxhoski, drejtor i “Pyjeve të Maqedonisë”

Për momentin në vend ka krizë për dru për ngrohje. Një pjesë e depove private janë gjysmë të zbrazura. Lidhur me mungesën e sasive të kërkuara nga konfirmuan edhe nga “Pyjet e Maqedonisë”, por thonë se të gjithë ata që kanë paguar për dru do t’i marrin në kohë gjegjësisht para fillimit të sezonit të ngrohjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button