Këshilla, si të filloni një biznes të suksesshëm

  1. Filloni me një ide të vogël

Ndërrmarëset e reja duhet të fillojnë idenë e tyre sa më thjeshtë. Të jesh shumë ambicioze mund të rrënojë idetë e mira.

  1. Diskutoni idetë

Dikutoni idetë me fëmijët tuaj. Ndihmoni ata të zbulojnë qëndrueshmërinë e idesë. Mos supozoni se ideja është shumë e vjetër ose e çuditshme, shumë zbulues në fillim kishin ide qesharake por më pas u bënë të suksesshme.

  1. Ide afatgjatë

Inkurajoni fëmijët të mendojnë më larg. Çfarë mund të bëjnë ata me biznesin e tyre në të ardhmen? Si mund ata e kthejnë atë në një sukses afatgjatë? Si mund ata të bëjnë konsumatorët e tyre? Një qëllim afat-shkurtër është i mirë në qoftë se ata duan për të fituar para për një qëllim të veçantë, por është gjithmonë më me  vlerë një ide me mundësi afatgjate.

  1. Fakte

Të rinjtë mund të mos dinë shumë rreth aspekteve ligjore apo financiare. Ndihmoni ata të gjejnë informacionet e duhura dhe të merren me dokumentacione.

  1. Organizatat

Nëse fëmijët tuaj kanë një ide praktike, ka shumë organizata që mund t’iu ndihmojnë. Mjaftoni të hulumtoni në google dhe do të gjeni atë çfarë keni nevojë.

  1. Bëhuni realist

Ndihmoni fëmijën tuaj për të kuptuar nëse ideja e tyre nuk është e realizueshme. Ndoshta idetë e tyre duhet të ndryshohen pak ose krejt. Sigurisht, suksesi nuk është e garantuar nga një ide e mirë, por që të keni sukses, ideja duhet të ketë bazë.

  1. Financimi

Së fundi, ndërmarrëset e reja kanë nevojë për një burim financash.  Ne kemi nevojë për hapje të bizneseve të reja që të tjerët të punojnë në to. Kështu inkurajoni brezat e rinj të fillojnë biznese dhe ndihmoni të jenë të suksesshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button