18 të arrestuar në Shqipëri gjatë një jave për vjedhje të energjisë elektrike

Edhe gjatë kësaj jave  në të gjithë Shqipërinë kanë vijuar operacionet e përbashkëta  mes Policisë  së Shtetit dhe Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), për evidentimin e autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike. Gjatë këtyre aksioneve janë arrestuar në flagrancë  18 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike.

Gjatë  periudhës 23 gusht deri më 30 gusht, në të gjithë vendin kanë vepruar çdo ditë 100  grupe të përbashkëta Polici-OSHEE, ku janë kryer kontrolle në 5.678 raste.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 42 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 42 autorë. Nga këta,  janë arrestuar në flagrancë 18 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike. Janë shpallur në kërkim 12 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 12 të tjerë.

Po gjatë kësaj periudhe  janë ndërprerë 1.923 lidhje të abonentëve debitorë dhe 42 lidhje të paligjshme

Lajme të ngjashme

Back to top button