Milani e bëri “sefte” sivjet
Milan ka arritur të shënoi fitore në “San Siro” kundër Empolit me rezultat 2-1. Ndeshja filloi mirë për “rosonerët” , ku në minutën e 16’, Carlos Bacca shënoi një gol të bukur duke kaluar portierin, për 1-0.
Kjo epërsi e Milanos nuk zgjati shumë ku pas 4 minutave erdhi goli i barazimit, nga Saponara në minutën e 20’.
Skuadrat shkuan me rezultat të barabartë në pushim.
Pjesa e dytë ishte krejtësisht e skuadrës së Mihajloviçit, ku golin e fitores e shënoi braziliani Adriano në minutën e 70’.
Kështu Milan siguron pikët e para në këtë fillim të sezonit.