Komuna e Çairit mbështeti realizimin e “Takimit të X vjetor shkencor mbarkombëtar

Viteve të fundit, Komuna e Çairit është shndërruar në një qendër të rëndësishme ku arsimi, shkenca e kultura po zënë një vend të kyç dhe gjithsesi të merituar në të gjitha aktivitetet të cilat këtu po organizohen e promovohen.  Konferencat shkencore, botimi i veprave me rëndësi për artin e shkencat e ndryshme, promovimi i veprave letrare, organizimi i debateve të shumta, ekspozitat, shfaqjet teatrale, sfilatat e defiletë nëpër çarshi dhe në mjedise tjera, janë vetëm disa prej evenimenteve të cilat Komuna e Çairit i ka mbështet e organizuar me një numër të madh të punëtorëve të arsimit, kulturës e shekncës nga këto mjedise dhe nga hapësira mbarëshqiptare.

Këto ditë, në organizim të intelektualëve të shquar nga vendi dhe jashtë, studiues profilesh të ndryshme, po qëndrojnë në komunën tonë në kuadër të Konferencës mbarëkombëtare të Alb-shkencës. Mëse katërqind studiues, albanologë dhe studiues të shkencave tjera humanitare dhe të natyrës, po qëndrojnë këtu dhe po zhvillojnë aktivitetet e tyre shkencore falë mbështetjes së Komunës së Çairit duke kontribuar në këtë mënyrë për përhapjen e dijes dhe për promovimin e shpalosjen e të arriturave më të reja shkencore në fusha të ndryshme. Në këtë mënyrë Komuna e Çairit edhe një herë, sikur edhe më parë u tregua e ndërgjegjshme se arsimi shkenca e kultura janë ndër veprimtaritë e fushat të cilat duhet paraprirë të gjitha proceseve tjera integruese, procese këto të cilat do të avansojnë e ndihmojnë zhvillimin e mëtutjeshëm ekonomik, social, arsimor e shkencor, jo vetëm te shqiptarët por te të gjithë popujt me të cilët bashkëjeton dhe me të cilët ndanë këto hapësira të përbashkëta. Kësisoi Komuna e Çairit edhe një herë u dëshmua si subjekt promovues e senzibilizues i të gjitha vlerave njerëzore e shkencore duke treguar dhe demostruar gatishmërinë që aktivitetet e tilla t’i ndihmojë e mbështet vazhdimisht.

Lajme të ngjashme

Back to top button