Mbledhje komemorative për veprimtarin strugan Imet Ziba

Nesër, e diel (30 Korrik) familjarët e të ndjerit Imet Ziba, organizojnë  mbledhje komemorative  për të përkujtuar njërin nga veprimtarët më të madh që kishte Struga. Mbledhja do të mbahet në ora 12:00 në Pallatin e Kulturës në Strugë .

Kush ishte Imet Ziba?

Lindi në Livadhi më 08 Mars 1936 . Shkollën fillore e kreu në Livadhi , dhe 8 vjeçaren në fshatin Koroshishtë. Gjimnazin e mbaroi në Prishtinë, ndërsa fakultetin e kreu me sukses në Shkup. Pas mbarimit të shërbimit ushtarak u inkuadrua në gjimnazin e Strugës ku ligjëroi lëndën e kimisë dhe biologjisë. Pastaj vazhdoi punën në profesionin e tij të agronomisë që e donte aq shumë. Deri në ditët e fundit të jetës kontribuoi në shumë lëmi.

Ai ishte arsimdashës e iluminist – njeriu i parë në rrethin e Strugës që promovoi bujqësinë moderne. Profesor i shumë gjeneratave të fuqishme të gjimnazit të Strugës.

Humanist i njohur për ndihmën e madhe të burgosurve politik, aktivist dhe anëtar i shoqatës humanitare “Nëna Tereza“ e cila nevojtarëve të Kosovës dhe Kumanovës u dërgoi mbi 200 maune ndihma. Këshilltar profesional për çështjet e agronomisë bashkëkohore. Pemët dhe shartesat që i ka mbjellë do ti shijojnë gjeneratat e ardhshme.

Për inxhinierin dhe intelektualin Ziba thonë se ishte njeri popullor dhe lakonik.
“Çdo informacion i tij profesional shndërrohej në ushqim shpirtëror për njerëzit që e rrethonin. Energjia e tij pozitive që nuk shteroi asnjëherë nga ngrohjet e shpirtrave të njerëzve , njëlloj sikur i ngroh dielli .” thonë personalitetet që e njihnin.

“Të qoftë i lehtë dheu i tokës mëmë , të cilën e lave me djersë dhe lot.” me këto fjalë e përshëndesin veprën e tij.

Veprimtaria e Imet Zibës ka lënë mbresa të paharrueshme në shpirtrat e njerëzve që e njihnin.

Lajme të ngjashme

Back to top button