Derisa nuk ka ardhur opozita, ligjet miratohen në shpejtësi marramendëse

Në pritje të kthimit të opozitës, Parlamenti punon me hov të plotë me më shumë se 100 ligje të miratuara në ditë, duke u arsyetuar se duhet të miratohen me procedurë të përshpejtuar, shkruan REL.

Më pak se një javë para se të kthehet opozita në Parlament, ai punon me agjendë të ngjeshur. Vetëm për disa orë dje u miratuan më shumë se 100 ligje, ndërsa javën e kaluar më shumë se 250.

Sipas Misha Popoviq nga Instituti i demokracisë Societas Civilis, nuk është në rregull kaq shumë ligje të miratohen në periudhë kaq të vogël.

“Është ide plotësisht e keqe që të punohet në procedurë të përshpejtuar, sidomos për ligje të reja apo ndryshime të ligjeve kaq të mëdha. Do të kishte qenë e dobishme për demonstrimin e kapacitetit demokratik të shtetit po të ishte pritur që opozita të kthehet në Parlament që të mund edhe ajo të voton në miratimin e ligjeve”, thotë Popoviq.

Opozita në parlament kthehet të martën. Ata njoftuan se të organizuar dhe të përkushtuar do të vazhdojnë t’i përfaqësojnë interesat e qytetarëve dhe se nuk do të lejojnë shkelje të marrëveshjeve të 2 qershorit dhe 15 korrikut.

LEXO: Maqedonia miraton ligje pa legjitimitet

 

Lajme të ngjashme

Back to top button