Mijëra refugjatë kalojnë kufirin e Maqedonisë

MPB njofton se vetëm dje në orët e hershme të mëngjesit u janë dhënë vërtetime 1.288 shtetasve të huaj, prej të cilëve 807  janë të gjinisë mashkullore, 200  të asaj femërore, 221 janë të shoqëruar bartësi i vërtetimit si dhe 60 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim për kërkesë të pranimit për azil.

Sipas MPB-së, personave të cilëve u është dhënë vërtetim, më së shumti janë me nënshtetësi siriane (1.114), afgane (60), pakistanieze (54), palestineze(24), irakiane (13), ndërkaq ka edhe nga vendet tjera, por numri është më i vogël.

Prej në 19 qershor, deri më tani janë dhënë 47.994 vërtetime për shtetas të huaj. Më së shumti vërtetime kanë marrë të ikurit nga Siria ndërkaq ka edhe nga vendet e tjera.

“Në periudhë prej 19.06.2015 deri më 26.08.2015 në orën 08:00, vërtetime u janë dhënë gjithsej 47.994 shtetasve të huaj, prej të cilëve, 33.114 janë nga gjinia mashkullore, 6.593 nga ajo femërore, 7.480 janë fëmijë që i shoqëron bartësi i vërtetimit, por edhe 807 fëmijë që udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim për kërkesë të pranimit për azil, qëndron në njoftimin e MPB-së.

Sipas nënshtetësive të personave të cilëve u është dhënë vërtetim, ashtu siç është cekur, më së shumti u janë dhënë atyre të Sirisë (39.164), Afganistanit (2.258), Irakut (2.152), Pakistanit (1.452), Palestinës, (603), Somalisë (564), Bangladeshit (332), Kongos (305), Nigerisë (165), Kamerunit (154), Eritresë (142), Etiopisë (109), ndërkaq ka edhe nga vendet tjera, por janë në numër më të vogël.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button