Shkëndija fiton përsëri, Shkupi mbetet i pamposhtur
Skuadra tetovare Shkëndija ka vazhduar serinë e fitoreve edhe pas xhiros së katërt, duke e mundur me rezultat të thellë Bregallnicën e Shtipit 5:1, ndeshje kjo e luajtur në stadiumin e qytetit në Gostivar. Dy herë ka shënuar Besart Ibraimi, e nga një shënuan Ferhan Hasani dhe Armend Alimi, ndërsa Hrsitov shënoi edhe autogol. Golin e vetëm për mysafirët e kishte shënuar Nacev, i cili kishte befasuar të gjithë në stadium, pasi i dha përkohësisht kryesimin ekipit të tij.
FC Shkupi ka humbur një fitore të pastër në duelin me Horiont Turnovë, jo shkaku i lojës së dobët, por falë një penaltie të rastësishme në minutat shtesë të ndeshjes, kur pritej fishkëllima e fundit e gjyqtarit Dimitar Meçkarovski.
Në një atmosferë të mrekullueshme, e përcjellë me kore të pandalshme dhe me anim shumë korrekt të më shumë se 3.500 shikuesve, Shkupi arrin të thyen mbrojtjen mysafire në minutën e 70, kur nga një pozitë shumë e vështirë, Fatmir Arfi shënoi me kokë.
Mysafirët pas golit tentuan të kundërpërgjigjen, por në asnjë moment nuk kishin asnjë gjysmë rast. Dhe kur të gjithë ishin bërë gati për të festuar,nga një krosim pa shpresë topi arrin te Milushev i cili godet fortë topin, ndërsa në distancë ishte Mevlan Murati, në dorën e të cilit edhe u ndal topi.
Edhe pse portieri Zendeli e lexoi goditjen e Sashko Pandev dhe e preki topin me gishtërinj, nuk arriti ta ndal atë nga shpejtësia e madhe.
Renova ka pësuar humbje të re me rezultat 1-o nga Sileksi në Kratovë, me një gol të pranuar në pjesën e parë. Vardari shënoi fitore me rezultat 1-o Metalurgun nga Shkupi.
Pas xhiros së katër Vardari ka tubuar 1O pikë, po aq ka edhe Sileksi i dyti, pason Shkëndija e treta me 9, Shkupi i katërti me 6, ndërsa Renova vazhdon të jetë e fundit pa pikë. / Portalb /