Italia për krizën e refugjatëve: Ekziston mundësia që Shengeni të vihet në pikëpyetje

Ministri i Jashtëm italian, Paolo Gentiloni ka hedhur poshtë kritikat e Gjermanisë dhe Francës për shkak të krizës së refugjatëve, duke theksuar se Italia i kryen detyrat e saj ndaj refugjatëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ai për gazetën “Corriere della Sera”, vuri në dukje përpjekjet sipas tij të palodhshme të Italisë për të shpëtuar mijëra refugjatë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel më herët kishte kërkuar që Greqia dhe Italia të krijojnë qendra për regjistrimin e refugjatëve.

“Të kërkosh nga Greqia dhe Italia që të përmbushin obligimet e tyre ndaj refugjatëve është njëlloj sikur një vendi të prekur nga përmbytjet ti thuhet që të përshpejtojnë prodhimin e çadrave”, tha Gentiloni.

Ai theksoi se liderët evropianë nuk duhet bëjnë presion vetëm ndaj vendeve që ndodhen në kufirin e saj të jashtëm.

“Emigrantët vijnë në Evropë, jo në Itali, Greqi, Gjermani dhe Hungari. Ashtu si janë duke u zhvilluar gjërat aktualisht, ekziston mundësia që Shengeni të vihet në pikë-pyetje dhe të kthehen kufijtë e vjetër,” tha ministri i Jashtëm italian.

Lajme të ngjashme

Back to top button