Ja në cilat shtete përfitojnë azil shqiptarët

Prej disa muajsh Ballkani është përfshirë nga vala e madhe e azilkërkuesve, kryesisht drejt Gjermanisë. Të shtyrë nga problemet ekonomike por edhe nga lajmet e rreme që kanë qarkulluar mbi mundësitë e punësimit në këto vende.

Por realiteti ka qënë zhgënjyes për shumë prej tyre. Pranimi i kërkesave për azil ka qënë thuajse zero

Për të krijuar një pasqyrë të afërt me realitetin, televizioni gjerman MDR ka bërë një listë që tregon përqindjen e pranimit të azilit të shtetasve të shteteve ballkanike veç e veç në disa nga vendet e BE-së dhe në Zvicër.

Në Zvicër, sipas deputetit gjerman nga AFD, Stephan Möller, i cili u është referuar burimeve zvicerane, azili u është njohur 1.6% të shtetasve të Kosovës. Asnjë shtetas i Shqipërisënuk e ka fituar azilin në këtë vend, ndërkohë përqindja e shtetasve serbë është paksa më e lartë, 2.4%, përcjell albinfo.

Nga ana tjetër MDR ka marrë shifrat zyrtare nga vendet e BE-së dhe vendet tjera perëndimore për tremujorin e parë të vitit 2015.

Ja shifrat:

Nga Shqipëria, në gjithë BE-në gjatë periudhës së përmendur kane kërkuar azil 2880 persona. Prej tyre azili u është njohur 305 vetave.

Në Gjermani ka pasur 10 njohje nga 625 kërkesa, në Belgjikë 25 njohje nga 150 kërkesa, në Norvegji 0 njohje nga 60 kërkesa dhe në Zvicër 5 njohje nga 15 kërkesa.

Gjendja sa u përket kosovarëve paraqitet kështu: Në gjithë BE-në ata kanë paraqitur 12.780 kërkesa nga të cilat janë njohur gjithsej 175.

Kërkesat më të shumta janë bërë në Gjermani, 10.165, nga të cilat vetëm në 15 raste ka pasur njohur azili.

Në Belgjikë shtetasit e Kosovës kanë bërë 195 kërkesa që kanë rezultuar me 15 njohje. Në Zvicër kërkesa për azil kanë ushtruar 145 kosovarë, prej të cilave janë pranuar 20 sish.

Lajme të ngjashme

Back to top button