Lavezzi ka një lajm të mirë për Interin

Transferimi i mesfushorit argjentinas, Ezequiel Lavezzit nga PSG në Inter duket se është çështje kohe.

Alejandro Mazzoni, menaxheri i lojtarit, sapo ka përfunduar takimin me drejtorin sportiv të Interit, Piero Aid.

Ky i fundit ka thënë se është koha që Lavezzi të rikthehet në Itali. Sipas Mazzoni asgjë nuk është e pamundur, raporton Calciomercato.com.

“Kam biseduar me Aid. Tani e gjithë puna është e varur nga PSG, e cila kërkon të holla për kartonin e lojtarit, dhe nuk është angazhimi në pyetje. Por, është koha Pocho të kthehet në Itali, asgjë nuk është e pamundur”, ka deklarua Mazzoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button