Zjarr në një palestër sportive në Gjermani, e planifikuar për azilantët!

Si pasojë e një zjarri të rënë në një palestër sporti në rajonin Nauen të Brandenburgut që ndodhet në veri lindje të Gjermanisë i cili ishte planifikuar për akomodimin e azilantëve, theksohet se dyshimet janë fokusuar për zjarrvënie.

Në zjarrin e rënë në mesnatë theksohet se nuk ka viktima apo të plagosur dhe se ekipet e zjarrfikëses kanë arritur me sukses të marrin nën kontroll flakët. Ndërsa policia ka theksuar se mundësia është shumë e dobët që zjarri të jetë shkaktuar nga defekte teknike dhe se dyshimi është i fortë për zjarrvënie.

Mësohet se të djathtët ekstremistë në muajt e kaluar në rajonin Nauen kanë kryer disa herë protesta kudër azilantëve, dhe se gjatë një mbledhjeje të administratës të qytetit ata bastisën mbledhjen.

Ndërsa Kryetari i Bashkisë i rajonit Nauen i cili është nga partia Social Demokrate, Detlef Fleischmann në lidhje me ngjarjen duke shprehur keqardhje të thellë tha se: “Në qoftë se këtu ka një zjarrvënie, ata që e kanë kryer këtë janë fajtorë”.

Palestra sportive që u dogj i përkiste një shkolle të mesme profesionale dhe ishte planifikuar që në muajin shtator të akomodoheshin azilantët, por pas zjarrit theksohet se azilantët do të vendosen në kontejnerët e përgatitur në Schönwalde dhe Dallgow-Döberitz.

Lajme të ngjashme

Back to top button