Dezinfektim në rrugët lokale në rajonin e Tetovës

Rrugët lokale të rajonit të Tetovës të cilat u dëmtuan nga përmbytjet janë duke u dezinfektuar.

Ky aksion filloi dje në orët e mbrëmjes dhe do të zbatohet gjatë ditës së sotme.

Bëhet fjalë për një aksion të organizuar ndërdisiplinor i cili përfshin disa institucione kompetente, ndër të cilët janë Ministria e shëndetësisë, Armata e Republikës së Maqedonisë, qeverisja lokale, dhe Ministria e punëve të brendshme.

Ministria e shëndetësisë sot njoftoi se në zonat të dëmtuara nga përmbytjet nuk ka asnjë rrezik për ndotje ose përhapje të sëmundjeve infektive dhe se dezinfektimi është masë parandaluese, siç rekomandohet nga ekspertët në fushën e higjienës dhe epidemiologjisë.

“Me këtë aksion përfundojnë aktivitetet për pastrimin e zonave të dëmtuara nga përmbytjet, dhe parandalimin e pasojave të mundshme nga përmbytjet”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button