Aksident në autostradën Shkup-Tetovë, 4 persona të lënduar

Në një aksident që ka ndodhur dje në autostradën Shkup-Tetovë, një makinë doli nga rruga dhe ka goditur gardhin mbrojtës, ku mbeten të lënduar katër persona.

Siç njofton SPB e Tetovës, dje rreth orës 15, në autostradë Shkup-Tetovë, në afërsi të vendin “Karpalak” makina e pasagjerëve “Renault” me targa të Shkupit, e cila ishte drejtuar nga 35-vjeçari A.N. nga Gostivari, ka humbur kontrollin e makinës, doli nga rruga dhe u përplas me gardhin metalik mbrojtës.

Nga goditja e gardhit metalik, shoferi dhe tre pasagjerët e automjetit, duke përfshirë edhe dy fëmijë, kanë marrë lëndime trupore.

Të aksidentuarit janë transferuar në Spitalin e Tetovës, pasi ndihmës, ata janë liruar nga spitali.
Pas inspektimit po përcaktohen shkaqet dhe detaje të tjera në lidhje me aksidentin. Fillimisht, arsyeja është shpejtësia, gjegjësisht tejkalim shpejtësie.

Lajme të ngjashme

Back to top button