Parlamenti i Maqedonisë vazhdon punën, seanca të katër komisioneve

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seancë do të mbajë Komisioni për punë dhe politikë sociale, Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri, Komisioni për sisteme politike dhe marrëdhënie mes bashkësive dhe Komisioni Ligjdhënës Juridik.

Në rend dite të Komisionit për punë dhe politikë sociale janë propozim ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punësimin e personave me invalidët, Ligji për pagesën e pensioneve dhe kompensimeve pensionale nga sigurimi kapital financiar pensional, Ligji për sigurim pensional dhe invalidor, Ligji për mbrojtje nga shqetësimet në vendin e punës, Ligji për ndalesën dhe pengimin e kryerjes së veprimtarisë së paregjistruar, Ligjit për vullnetarë, Ligjit për pagesën e rrogave në Republikën e Maqedonisë, Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë, Ligjit për agjencinë për punësime të përkohshme, Ligjit për inspektimin e punës, Ligjit për evidencë nga fusha e punës, Ligjit për këshillin evropian të punës, të gjitha me procedurë të shkurtë, si dhe Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për pengimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi në lexim të parë.

Komisioni për mbrojtje dhe siguri do të debatojë rreth Propozim vendimit për ndryshimin e Vendimit për dërgimin e përfaqësuesit të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacione paqësore “Mbështetje vendimtare” në Afganistan.

Në rend dite janë edhe  propozim ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim provat, Ligjit për veprimtari detektive, Ligjit për kontroll kufitar, Ligjit për të huaj, Ligjit për deponimin dhe mbrojtjen e lëndëve djegëse dhe gazrave, Ligjit për mbrojtjen nga materiale shpërthyese, Ligjit për transportin m e materiale shpërthyese, të gjitha me procedurë të shkurtë, si dhe Propozim ligjin për siguri në komunikacionin rrugor në lexim të parë.

Në seancën e Komisionit për sisteme politike dhe  marrëdhënie mes bashkësive do të debatohet rreth propozim ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspektim administrativ në lexim të parë, Ligjit për avokaturë, Ligjit për pengimin e korrupsionit, Ligjit për menaxhim me prona të konfiskuara, përfitime pronësore dhe lëndë të marra në procedura penale, Ligjit për ekspertizë, Ligjit për ndërmjetësim, Ligjit për qasje të lirë në informata me karakter publik, Ligjit për veprimtari informative të huaj në Republikën e Maqedonisë, Ligjit për evidencën amë, Ligjit për materiale arkivi, të gjitha me procedurë të shkurtë dhe Propozim ligji për vazhdimin e Ligjit për veprim sipas supozimeve dhe propozimeve në lexim të parë.

Lajme të ngjashme

Back to top button