Pa palën e dytë s’ka lajm

[Recension: Përçarje e thellë në “Besa”. Alarmohen Qendrat në Stamboll!]

Sipas kodit etik gazetaresk, gazetari duhet të sigurojë “palën e dytë”, respektivisht t’u jep mundësi të dy palëve të përfshira të produktit gazetaresk ta shprehin qëndrimin e tyre. Ky parim edhe më tepër vjen në shprehje kur gazetari shpreh dyshime ose akuza, ose kur dikush është objekt i sulmit apo kritikës.

aktuale1Linku deri te artikulli origjinal: Përçarje e thellë në “Besa”. Alarmohen Qendrat në Stamboll!

Data dhe koha e publikimit: 17.08.2015

Data e recensionit: 19.08.2015

Recensent: Xhenis Sulimani

Në produktin gazetaresk që po e recensojmë gazetari ka ngritur dyshime mbi përçarje eventuale në Lëvizjen “Besa” duke u thirrur në një burim brenda subjektit politik, por nuk e ka vërtetuar informacionin që e ka plasuar në opinion.

“Një burim anonim në pozicion të lartë në “Besa” informon se ekziston një rivalitet i madh në mes pretendentëve për kryetar të partisë dhe rezistencë ndaj koordinatorit aktual i cili është i papranueshëm prej disa Shoqatave të cilët e konsiderojnë si jokarizmatik dhe të padenjë për të udhëhequr Lëvizjen.”

Në vend se të vërtetoj informacionin duke tentuar që të sigurojë edhe burime të tjera, gazetari me komentet e tij përpiqet të vërtetojë atë që ka shkruar në titull. Kjo është një praktikë që nuk plotëson standardet gazetareske. “Ky rivalitet po rrezikon përçarje të thellë brenda për çka janë alarmuar edhe disa Qendra në Stamboll të cilët kanë vendosur të dërgojnë emisar për t’i pajtuar krerët e Shoqatave brenda në “Besa”.”

Spekulimet dhe dyshimet duhet të jenë cak i gazetarit, por për t’i vërtetuar ato dhe jo për t’i plasuar pa i verifikuar apo pa e përfshirë edhe palën mbi të cilën hidhen dyshimet.

Gazetari ka të drejtë të raportojë për dyshimet e mundshme, por do të duhej të kishte edhe prononcim zyrtar nga partia. Si i tillë teksti merret si tendencioz dhe në vend tek informimi, publiku vëmendjen e përqendron pikërisht tek elementet që nuk përputhen me raportimin korrekt.

Lajme të ngjashme

Back to top button