Si të parandaloni kancerin e gjirit

Këto janë 8 strategjitë që parandalojnë kancerin e gjirit:

Ushqimi

Hani ushqim të pasur më antioksidantë, p.sh. fruta, perime, arra dhe fara, si dhe yndyra të shëndetshme si avocado dhe vaj ulliri. Hani çdo ditë rreth 8 apo 10 perime dhe fruta në mënyrë që të përfitimin sasinë optimale të phytonutrientit, komponent që gjindet në brokoli, lulelakër, lakër brukseli.

Mos harroni se sheqeri është shoku më i mirë i kancerit. Aktivizon gjenet e kancerit dhe rritjen e qelizave të kancerit. Eliminoni sheqerin nga dieta juaj ditore në çdo formë të mundshme.

Lëreni duhanin

Një studim i publikuar në fillim të vitit 2013 në Journal of the National Cancer Institute tregon se duhanpirësit janë 24% më të rrezikuar nga kanceri i gjirit se sa jo duhanpirësit. Si dhe ish duhanpirësit rreht 13%.

Shmagni akooholin

Alkooli ndryshon mënyrën  e metabolizimit të estrogjenit në trup, që mund të qojë në dominimin e estrogjenit. Femrat që pijnë kanë nivel më të lartë të estrogjenit në trup se sa ato që nuk pinë.

Hani më pak mish

Produktet e kafshëve janë ekstremisht nxitës dhe e ekspozojnë trupin para një doze të lartë të acidit arachidonic, një ndërmjetës inflamator. Mbushni gjysmën e pjatës tuaj me perime.

Ushtroni vazhdimisht dhe praktikoni Yoga

Çdo lloj ushtrimi, i lehtë apo i rëndë do të reduktojë rrezikun e kancerit të gjirit. Ushtrimet aerobike reduktojnë zhvillimin e kancerit të gjirit, duke ndryshuar metabolizmin e estrogjeni në trupin tuaj dhe duke ngritur  proporcionin e estrogjenit “të mirë” me estrogjenin “e keq”.

Yoga balancon dhe regullon sistemin endokrin, hormonet tona. Po ashtu ndërton sistemin imunitar, duke promovuar rrjedhjen limfatike që është shumë e rëndësishme në kullimin e toksikeve nga gjiri dhe për nyjet limfatike nën sqetulla.

Bëni ushtrime të gjirit dhe masazh

Këto testime mund të shpëtojnë jetën. Bëni testime vjetore të gjirit dhe mamografi nëse është e përshtatshme.

Konsumoni proteina në çdo vakt

Trupi juaj ka nevojë për aminoacidet esenciale në çdo hap për të funksinuar më së miri. Këshillohuni më mjekun tuaj, i cili do t’iu tregojë se çfarë të hani.

Gjumi është shoku juaj i ngushtë

Një studim i publikuar në gusht 2012 tregoi një lidhje në mes të gjumit të paktë dhe zhvillimit të formave agresive të kancerit ë gjirit tek gratë.

Nëse vuani nga problemet kronike të gjumit, flisni me mjekun tuaj për të gjetur një zgjidhje për këtë. Përdorimi i barërave nuk është zgjidhje.

Lajme të ngjashme

Back to top button