Turqia në prag të përsëritjes së parë të zgjedhjeve në historinë e saj

Afati prej 45 ditësh, në të cilin kryeministri aktual turk, Ahmet Davutoğlu kishte mandat për të formuar një përbërje të re të Këshillit të Ministrave të Republikës së Turqisë, përfundon sot, raporton Anadolu Agency (AA).

Në bazë të dispozitave kushtetuese, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tani ka fuqinë për të thirrur përsëritjen e zgjedhjeve, ku gjatë kësaj periudhe shteti do të drejtohet nga qeveria kalimtare, në përbërje të së cilës duhet të jenë të gjitha partitë parlamentare në bazë të numrit të fituar të votave nga zgjedhjet e fundit.

Erdoğan më 9 korrik emëroi Davutoğlun për formimin e qeverisë së 63 turke në historinë e saj moderne, megjithatë, bisedimet e tij me udhëheqësit e Partisë Popullore Republikane (CHP) dhe Partisë Popullore Kombëtare (MHP) nuk rezultuan me marrëveshje për koalicion, prandaj kryeministri aktual pesë ditë para afatit të fundit për formimin e qeverisë, ia ktheu mandatin presidentit të vendit.

Erdoğan në pesë ditët e fundit nuk ia dha mandatin për formimin e qeverisë liderëve të partive tjera, kështu që Republika e Turqisë për herë të parë në historinë e saj moderne do të përsërisë zgjedhjet e përgjithshme, ndërsa Presidenti Erdoğan do të jetë presidenti i parë i këtij vendi, i cili do të përdorë autoritetin kushtetues për të thirrur zgjedhje të reja.

Tani pritet që presidenti Erdoğan edhe zyrtarisht të kërkoj nga Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë organizimin e zgjedhjeve të reja që do të mbahen 90 ditë pas këtij vendimi të presidentit. Megjithatë, Komisioni i Lartë Zgjedhor ka njoftuar tashmë planet se zgjedhjet do të mbahen 60 ditë pas këtij vendimi.

Nga momenti i thirrjes të zgjedhjeve të reja, deri në formimin e përbërjes së re parlamentare Turqia do të drejtohet nga qeveria kalimtare. Partitë politike kanë të drejtë të refuzojnë pjesëmarrjen në qeverinë kalimtare, kurse vendet e tyre plotësohen nga partitë e tjera politike parlamentare apo jashtë saj.

Qeveria e përkohshme formohet brenda pesë ditëve nga shpallja e vendimit në Gazetën Zyrtare dhe sipas rregullores kushtetuese miratimi i saj nuk ka nevojë për procedurën e votimit në Parlament.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) fitoi zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më 7 qershor, duke fituar 258 vende në Kuvendin Popullor të Republikës së Turqisë, por i mungojnë 18 deputetë për të formuar qeveri e vetme.

E dyta radhitet CHP me 132 deputetë, kurse MHP dhe HDP morën nga 80 deputetë.

Bisedimet për formimin e një qeverie të tillë në Turqi u zhvilluan edhe 16 vjet më parë. Qeverinë e fundit të koalicionit e formoi kreu i Partisë Demokratike Majtiste (DSP) Bulent Ecevit në prill të vitit 1999.

Lajme të ngjashme

Back to top button