Turqia siguron 220 milionë lira për t’i ndihmuar fëmijët sirianë

Fushata turke për fëmijët sirianë është kthyer në një organizim gjigand humanitar.

Projekti ”Markat turke veshin fëmijët e strehuar sirianë” të filluar nga “Shoqata e Markave të Bashkuara” të kompanive turke, ka gjetur një mbështetje tepër të gjerë në një kohë shumë të shkurtër.

Ndihmat e ardhura nga të katërta anët e Turqisë, do të veshin 1 milion e 100 fëmijë sırıanë. Projekti është kthyer në një organizim gjigand ku janë siguruar edhe këpucë dhe artikuj shkollorë për fëmijët të cilët mësojnë në shkollat e ngritura në kampet turke, raporton TRT.

Vlera e ndihmave të arritura deri tani kapin një vlerë prej 220 milion lira turke.

Lajme të ngjashme

Back to top button