Majlinda Kelmendi jep një lajm të keq

Xhudistja e suksesshme kosovare, Majlinda Kelmendi, e cila me të arriturat e saja i bëri krenar të gjithë shqiptarët në botë nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror, raporton Koha.net.

Sipas trajnerit të saj, Driton Kuka, Majlinda pati lëndime në gju dhe në shpinë kështuqë performanca e saj ende nuk është gati për Botëror.

Me këtë rast Kuka në profilin e tij shkruan: “Sot kemi arrit në Astana ku mbahet Kampionati Botëror. Sot mora vendim që Kampionia e dyfishtë Botërore mos të garojë në ketë garë. Majlinda sot dukej e mërzitur sepse të tillë janë Kampionët e mëdhenj duan që të japin gjithmonë maksimumin, por ajo do përgatitet për Lojëra Olimpike ku presim që të plotësoj të vetmen medalje që ende s’e ka në koleksionin e saj.”

Kuka ka konfirmuar se në këtë Botëror do të marrin pjesë Nora Gjakova për kategorinë deri në 57 kilogramë dhe Distria Krasniqi 52 kilogramë.

Pergatitje Per Boterorin Astana 2015 Majlinda, Nora, Distria (21 gusht, 2015)
Pergatitje Per Boterorin Astana 2015
Majlinda, Nora, Distria (21 gusht, 2015)

Lajme të ngjashme

Back to top button