Ligji i ri: gjoba për çiklistët pa kaskë dhe jelek reflektues

Përveç vozitësve të automjeteve, ligji i ri për siguri në trafik parasheh edhe një seri rregullash për çiklistët, njofton Portalb.mk.

“Vozitësit dhe personat që do të drejtojnë biçikletë, biçikletë me motor ndihmës, skuter, motoçikletë, motoçikletë trirrotëshe dhe motoçikletë të lehtë me katër rrota, patjetër duhet të mbajnë kaskë në kokë gjatë kohës së vozitjes në rrugë. Drejtuesi dhe personat që voziten me biçikletë natën dhe në kushte të zvogëlimit të pamjes gjithashtu duhet të mbajnë jelek reflektues për gjatë vozitjes në rrugë”, shkruan në këtë ligj.

Për mosrespektimin e këtyre rregullave është paraparë gjobë prej 50 euro për vozitësin dhe prindërit nëse fëmija i tyre nuk i respekton dispozitat e ligjit,njofton Portalb.mk.

Ligji parasheh që vozitësi i biçikletës dhe i biçikletës me motor ndihmës dhe skuterit, të lëvizë sa më në skaj të anës së djathtë të rrugës, ndërkaq nëse ekziston shteg për biçikleta duhet të lëvizë nëpër atë shteg. Nëse dy apo më shumë vozitës të biçikletave, biçikletave me motor ndihmës apo skuterëve lëvizin në grup janë të detyruar të lëvizin njëri pas tjetrit. Nëse në rrugë ekziston shteg për biçikleta, vozitësi duhet të lëvizë në anën e djathtë të shtegut në fakt, në drejtim të lëvizjes së trafikut.

“Në shtigjet e rregulluara dhe veçuara për trafikun e biçikletave, biçikletave me motor ndihmës dhe skuterëve, në të dy drejtimet, të njëjtët lëvizin në anën e djathtë në drejtim të lëvizjes së automjeteve. Vozitësi i biçikletës, biçikletës me motor ndihmës dhe skuter, mundet të lëvizë vetëm në ato hapësira të trafikut ku i është e lejuar lëvizja më atë lloj automjeti.Vozitësi i biçikletës me motor ndihmës dhe skuter, nuk mundet të lëvizë në shtegun për biçikleta me shpejtësi më të madhe se 25km/h. Urdhër për kundërvajtje me gjobë prej 50 euro në kundërvlerë të denarit do t’i jepet, në përputhshmëri me dispozitat e këtij ligji, vozitësit i cili vepron kundër këtyre dispozitave”, shkruan në këtë ligj.

Vozitësi i biçikletës, biçikletës me motor ndihmës, skuterit, biçikletës trirrotëshe, dhe biçikletës së lehtë me katër rrota, është i obliguar të drejtojë me mjetin në mënyrë që të mos ulet stabiliteti i mjetit dhe të mos t’i pengojë pjesëmarrësit e tjerë në trafik, veçmas nuk duhet t’i ul duart nga timoni, të jetë në përputhje me automjetet tjerë, të bartë, tërheq apo t’i shtyjë mjetet që mund ta pengojnë drejtimin e makinave ose t’i rrezikojnë pjesëtarët e tjerë në trafik

Urdhër për kundërvajtje me gjobë prej 50 euro në kundërvlerë të denarit, do t’u jepet të gjithë atyre që veprojnë kundër dispozitave të këtij ligji.

Lajme të ngjashme

Back to top button