Serbia formon edhe një kamp për emigrantë në Preshevë

Ministri serb i Mbrojtjes, Bratislav Gashiq sot deklaroi në Preshevë, se për shkak të krizës në kufirin greko-maqedonas gjatë ditëve të fundit, në fushën e fshatit preshevar Miratoc është formuar edhe një tjetër kamp për pranimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme, të cilët vijnë nga Maqedonia në Serbi, njofton Meta.mk.

Gashiq gjatë kohës së vizitës në kampin në fshatin Miratoc tha se aktualisht në Qendrën e pranimit në Preshevë ka rreth 5.000 emigrantë. Ai shtoi se një numër i madh i emigrantëve ka hyrë në Serbi në 24 orët e fundit dhe intensitet i ngjajshëm pritet të ketë edhe dy ditët e ardhshme.

Emigrantët në Serbi duhet të nxjerrin vërtetim për të kërkuar azil në Serbi. Vërtetimi iu jep të drejtë për qëndrim të ligjshëm në vend brenda 72 orëve, pas të cilëve duhet ose të kërkojnë azil ose të largohen nga territori i Serbisë.

Kampin e siguron policinë dhe anëtarët e xhandarmërisë me automjete luftarake.

Lajme të ngjashme

Back to top button