Kur 11 milionë dollarë fundosen për disa minuta (FOTO-VIDEO)

Një pamje pikëlluese për dashamirët e detit, lundrimit dhe luksit vjen nga ishulli grek Mykonos. Portali detar “Superyachts News” publikoi fotografi se si fundoste jahti i gjatë 32-metra “Aloha”, i cili lundronte nën flamurin Amerikan.

Jaht me vlerë prej 11 milionë dollarëve zhduket në Mykonos për disa minuta

Në fund të detit te ishulli grek Mykonos përfunduan 11.2 milionë dollarë në formë të këtij jahti luksoz. Të katër njerëzit të cilët ishin në jahtin fatmirësisht kanë shpëtuar pa lëndime, shkruan DailyMail.

Një burim i paidentifikuar thotë për mediat se jahti është zhytur për shkak të ndonjë defekti në instalimet elektrike.

Porti bregdetar i Mykosit ka marrë të gjitha masat për ta parandaluar derdhjen e karburantit nga jahti dhe ndotjen e detit përreth.

Ja disa video të fundosjes së jahtit:

Dhe ja si duket jahti kur nuk është i zhytur:

 

Lajme të ngjashme

Back to top button