LR-PDSH: Maqedonia të shnëdrrohet në një njësi zgjedhore

Lidhur me diskutimet për ndryshimin e Kodit zgjedhor dhe ri-formatimit të KQZ-së është deklaruar edhe Lëvizja për reforma PDSH.

“Lëvizja për reforma PDSH që me paraqitjen e saj bëri të ditur angazhimin për demokratizimin e shoqërisë dhe partive politike. Konkretisht, lidhur me diskutimet e fundit për ndryshimin e Kodit zgjedhor dhe ri-formatimin e KQZ-së dhe njësive zgjedhore, Lëvizja për Reforma PDSH njoftoi opinionin dhe në mënyrë të drejpërdrejtë edhe lehtësuesin e këtyre negociatave z.Peter VanHoutte që pas pastrimit të listave nga numri shumë i madh i votuesve fiktiv, Maqedonia të shndërrohet në një njësi zgjedhore, ndërsa mënyra e zgjedhjes së deputetëve të bëhet me lista të hapura dhe në mënyrë proporcionale. Kështu do të rritet niveli i përfaqësimit dhe nuk do të kemi vota të shkuara dëm. Nga ana tjetër nuk do të përsëritet fenomeni i së kaluarës kur edhe pas mbarimit të mandatit, të kemi deputet anonim për opinionin apo deputet që asnjëherë nuk i bën publike qëndrimet e tij”u shpreh nënkryetari i Lëvizjes për reforma PDSH Agon Ferati.

Lajme të ngjashme

Back to top button