Erdogan: Zgjedhjet do të përsëriten më 1 nëntor

Turqia do t’u drejtohet sërish kutive të votimit më 1 nëntor. Data u shpall nga vetë Presidenti Recep Tayyip Erdogan.

I pyetur nga gazetarët në Stamboll lidhur me rendin e ditës në Turqi, Erdogan u rikujtoi të pranishmëve se përpjekjet për formimin e qeverisë së koalicionit, pas zgjedhjeve legjislative të 7 qershorit, kanë dështuar dhe shtoi: “Tashmë s’ka më kohë për humbur. Do të këshillohem sërish me Kryetarin e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Ismat Yilmaz dhe do ta çojë vendin nëzgjedhje të reja.”

Kreu i shtetit ripohoi se nuk ka ndërmend të mandatojë kryetarin e Partisë Popullore Republikane (CHP), Kemal Kiliçdaroglu, si lider i partisë opozitare kryesore në vend, për formimin e qeverisë, transmeton TRTshqip.

Ndërsa në përgjigje të një pyetjeje mbi sulmet terroriste në rritje gjatë javëve të fundit në vend, Presidenti Erdogan tha: “Po kemi përditë dëshmorë dhe na dhemb shpirti. Ne jemi të vetëdijshëm që këto gjëra mund të ndodhin gjatë kësaj lufte. Me lejen e Zotit do të dalim fitimtarë nga kjo luftë dhe gjaku i dëshmorëve tanë nuk do shkojë dëm. Qëllimi i vetëm i këtyre është si të trazojnë dhe copëtojnë vendit. Prandaj populli ynë është i detyruar t’i qërojë vetë anëtarët e kësaj organizate separatiste dhe terroriste, të kamufluar brenda tij.”

Lajme të ngjashme

Back to top button