Edhe 1504 vende të lira për regjistrim në shkollat e mesme në Gostivar

Departamenti për Arsim, Kulturë dhe Sport në Komunën e Gostivarit, fton nxënësit që mbaruan shkollën fillore në vitin shkollor 2014 / 2015, dhe që ende nuk janë regjistruar në shkollë të  mesme, ta shfrytëzojnë afatin e Gushtit i cili është edhe afati i fundit, për tu përcaktuar dhe regjistruar në njërën nga katër shkollat e mesme publike.

“Njoftojmë prindërit dhe nxënësit se afati i fundit i regjistrimeve në shkollat e mesme  është më 24 Gusht, pra ditën e hënë. Vende të lira ka në të gjitha shkollat e mesme publike. Në  Shkollën e Mesme Komunale “Gostivar”, vende të lira për në afatin e Gushtit ngelën edhe 301. Në Shkollën  e Mesme Komunale të Mjekësisë “Gostivar”, vende të lira ka edhe 167. Në Shkollën e Mesme Teknike Komunale “Gostivar”, po ashtu ka edhe  636,  ndërsa në Shkollën e  Mesme Ekonomike Komunale “Gostivar”, ka edhe 400 vende të lira. Ftojmë prindërit dhe nxënësit  që mbaruan shkollën fillore në vitin shkollor 2014 / 2015, ta shfrytëzojnë afatin e fundit ligjor për tu regjistruar në njërën nga katër shkollat e mesme publike të Komunës së Gostivarit”, njoftuan nga Departamenti për Arsim, Kulturë dhe Sport.

Në koordinim me drejtoritë e shkollave, Departamenti për Arsim, Kulturë dhe Sport në Komunën e Gostivarit ka bërë të gjitha parapërgatitjet që regjistrimi i 24 Gushtit të vijojnë në mënyrën sa më të mirë të mundshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button