LR-PDSH: Qeveria promovon projekte njëetnike me para të qytetarëve

Duhet të ndërpritet praktika e qeverisjes, gjegjësisht modeli “ndërto me kredi”, “punëso me kredi”, “investo me kredi”, “subvenciono me kredi” pasi që ka bllokuar likuiditetin e tregut dhe ka sjellë ekonominë në gjendje të rëndë. Kështu rekomandon partia për Reforma në PDSH e cila ka reaguar sot ndaj si që thonë “politikat qeveritare të realizimit të projekteve me para të marra borxh rrezikojnë të ardhmen e të gjithëve në këtë vend.”

“Gjithnjë bëhet më e sigurt konstatimi se kjo qeveri ka keq-përdorur buxhetin publik për tu pasuruar funksionarët dhe bashkpartiakët e saj, ndërsa projektet për të cilat i promovon si “sukses” epokal, i realizon nëpërmjet marrjes borxh nga institucionet ndërkombëtare dhe vendore.
Shpenzimet e pakontrolluara buxhetore, financimi i projekteve jo-produktive, alokimi joefikas i mjeteve financiare, keq-menaxhimi buxhetit të Ministrive, Drejtorive dhe Ndërmarrjeve publike, po trasojnë rrugën e destabilizimit të mëtejshëm të ekonomisë familjare. Apelojmë Qeverinë, sidomos partnerin shqiptar BDI, që të mos qëndrojë heshtur përpara çështjeve të rëndësishme. Buxheti publik zbrazet për të realizuar projekte një-etnike, për të punësuar vetëm një kategori të qytetarëve, për ndërtime infrastrukturore vetëm në njërën anë të Maqedonisë , për të subvencionuar vetëm një kategori bujqish, ndërsa kthimin e borxheve do ta bëjnë të gjithë qytetarët, ndërsa të dëmtuar dalin shqiptarët, të cilat paguajnë ë shumë dhe nuk ju kthehet asgjë.” reagojnë nga Lëvizja për reforma – PDSH.

Lajme të ngjashme

Back to top button