Nga tetori pensionistët do të marrin nga 630 denarë më shumë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave Zoran Stavreski deklaroi se pensionistët për pesë për qind do të fitojë pension më të lartë në shtator që do të paguhet në tetor. Rritja e pensioneve do të jetë lineare, gjegjësisht çdo pensionist do të fitojë nga 630 denarë.

“Për rritjen e pensioneve që kur e bëmë buxhetin për vitin 2015 vendosëm mjete të mjaftueshme. Gjithmonë ashtu punojmë, para se t’u premtojmë pensionistëve apo cilitdo grup të qytetarëve, kontrollojmë, analizojmë, bëjmë llogari nëse kemi fuqi atë ta bëjmë dhe si. Kështu që, me ribalicin vetëm konfirmohet se është mundur kjo të bëhet, gjegjësisht pensioni i shtatorit do të paguhet në tetor, pensionistët do të fitojnë rritje prej 5 për qind”, thotë Stavreski.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button