Sot u pastrua edhe Gostivari

Komuna e Gostivarit, ia bashkua aksioni në nacional “Maqedonia pa mbeturina“, për pastrim të mbeturinave nga hapësirat e palejuara. Aksioni në qytetin e Gostivarit, përfshiu më tepër lokacione duke filluar nga shkollat fillore dhe  të mesme, paraqet, si dhe varrezat e vjetra të qytetit.

“Aksioni mbahet me qëllim që të zhvillohet vetëdija e qytetarëve për menaxhim të drejtë me mbetjet dhe të zhvillohet mekanizëm për mbështetje të qytetarëve, komunat dhe grupet e përfshira që më mirë të  ballafaqohen me hedhjen e mbeturinave në vende të banuara. Në këtë aksion edhe komuna e Gostivarit mori pjesë edhe atë nëpërmjet shkollave të cilat janë në kompetencën tonë edhe atë 3 të mesme dhe  9 shkolla fillore nëpërmjet seksioneve të veta ekologjike për pastrim të mbeturinave në shkollat e tyre, ndërsa NP “Komunalec“ me rreth tridhjetë punëtorë edhe atë nga Seksioni për higjienë komunale dhe Seksioni për parqe dhe gjelbërime. Po ashtu u pastruan edhe deponia e egër në afërsi të varrezave të vjetra myslimane dhe dy parqet e qytetit. Prej këtyre lokacioneve parashihet që të grumbullohen 30 metra kubik mbetje urbane dhe ndërtimore”, deklaroi Nazmi Jusufi nga Komuna e Gostivarit.

Aksioni filloi nga Shkolla e Mesme Ekonomike Komunale.

Zëvendësdrejtori Kasam Kasami , njoftoi se seksioni ekologjike për pastrim të mbeturinave që funksionon në shkollën e tyre, i është përgjigjur pozitivisht kësaj iniciative, duke shtuar se edhe vitin e kaluar, kjo shkollë ishte pjesë e këtij aksioni.

Komuna e Gostivarit vuri në shfrytëzim tre kamionë për grumbullimin e mbetjeve komunale, lopata, qese, dorashka e tjerë. Prej administratës komunale në ditën e aksionit ishin të pranishëm dhjetë persona.

Lajme të ngjashme

Back to top button