Zyrtare: zhbllokohen llogaritë bankare të Makpetrol dhe Oilko

Janë zhbllokuar llogaritë bankare të kompanisë Makpetrol dhe Oilko. Llogaritë e tyre u bllokuan nga Gjykata Themelore Shkupi 1 me kërkesë të Prokurorisë me 14 gusht, për shkak të padive penale kundër udhëheqësisë së Makpetrolit.

Në arsyetimin e Gjykatës për zhbllokimin e llogarisë thuhet: “Pasi Prokuroria publike ofroi prova të mjaftueshme, të cilat vënë në dukje domosdoshmërinë e zhbllokimit të llogarive bankare, vendimi është ndryshuar duke refuzuar në këtë mënyrë propozimin e Prokurorisë publike Shkup për ngrirjen e fondeve dhe mori vendimin, i cili i detyron bankat ta ndërpresin zbatimin e masës.

Gjykatësi nga procedura paraprake, duke vepruar sipas propozimit për ndjekjen e qarkullimit pagesor dhe transaksionin e llogarive të subjektit juridik Makpetrol dhe subjektit juridik Oilko Shkup, e dorëzuar më 18 gusht e miratoi propozimin, përkatësisht urdhëroi institucionet financiare përkohësisht ta ndjekin qarkullimin pagesor dhe transaksionet e llogarive të subjekteve juridike Makpetrol Shkup dhe Oilko”, thuhet në deklaratën nga Gjykata Themelore Shkupi 1.

Lajme të ngjashme

Back to top button