Hulumtim: Maqedonia me sistem më të keq shëndetësor

Maqedonia me sistem më të keq shëndetësor në Evropë ndërsa Franca ka sistemin më të mirë, shkruan Biznis Insajder, duke shpallur rezultatet nga hulumtimi I qendra hulumtuese “Numbeo” nga Serbia. Franca është në krye të listës me 82.58 pikë, ndërsa Maqedonia është në fund të listës me 35.12 pikë.

“Numbeo” i ka kombinuar të dhënat lokale me Indeksin unik për mbrojtje shëndetësore, pas çka fitohen të dhënat për gjendjen e sistemit shëndetësor për çdo vend.

Pas Francës, qëndrojnë Malta, Danimarka, Austria dhe Qipro. Para Maqedonisë janë Islanda, Romania, Bjellorusia dhe Ukraina.

Në nivel botëror Japonia ka rezultate më të mira 87.07 pikë, ndërsa më pas janë Bahrejni dhe Tajvani.

Maqedonia është në vendin e 100, ndërsa pas saj janë Vietnami, Iraku, Mongolia, Azerbajxhani dhe Hondurasi në vendin e fundit.

Lajme të ngjashme

Back to top button