Pushimet e mbetura, mendimet pozitive për t’i kaluar aty ku banoni

Nuk është e thjeshtë, por me sjelljen e duhur mund të ndiheni disi të lumtur me pak gjëra gjatë pushimeve të mbetura të verës.

Edhe pse mund të ketë mbetur pak kohë nga pjesa e pushimeve, kalimi i ditëve të nxehta në qytet është i papërballueshëm dhe madje i urryer për sa i përket pesimizmit karakteristik nga mosbërja e pushimeve të dëshiruara. Sigurisht do të ishte më e pëlqyeshme të shijonit detin ose malet në vend që të qëndronit në një vend të betonizuar. Megjithatë ekzistojnë alternativa që edhe vera apo pushimet në qytet mund të kalohen me lehtësi. Ja disa mendime pozitive për t’i bërë ballë verës në qytet:

“Jam turist në qytetin tim”
Të përshkoni një rrugë të ndryshme nga ajo e zakonshmja për të shkuar në punë, t’u zbuloni fëmijëve vende të panjohura në lagjen apo qytetin ku banoni, të provoni mjete të ndryshme transporti…pra le të themi se të bërit turistin në qytetin tuaj është me të vërtetë interesante. Ndaj, provojeni për ta besuar.

“Më pak trafik, më shumë kohë për mua”

Edhe pse jemi ende në kohë pushimesh, qytetet nuk zbrazen plotësisht (përjashtuar qytetet turistike), megjithatë trafiku nuk është një shqetësim i madh; për të shkuar nga shtëpia në punë ose anasjelltas ju duhet më pak kohë. Pikërisht këtë pjesë kohe të mbetur duhet ta shihni si një investim për veten. Për shembull, mund ta shfrytëzoni për të lexuar një libër, për të vrapuar, për të shijuar një banjë të mrekullueshme apo për të gatuar një darkë të shijshme. Çfarëdolloj gjëje që të zgjidhni, koha e kursyer duhet shpenzuar për kënaqësi dhe jo për detyrime.

“Do të rinovoj shtëpinë”
Ky është një mendim pozitiv për këdo që nuk ka mundësi të largohet nga qyteti i tij/saj. Ju mund të rinovoni apo të ndryshoni pozicionin e mobilieve tuaja në ambientin ku banoni, me lehtësi dhe pa shumë kosto. Nuk do të lodheni përveçse do të merrni kënaqësinë e një pamjeje të re të shtëpisë. Pra detajet do të bëhen tepër domethënëse në këtë drejtim.

Lajme të ngjashme

Back to top button