Jemen, 400 fëmijë janë vrarë, 600 janë plagosur gjatë konfliktit

Të paktën 400 fëmijë janë vrarë në Jemen që prej marsit të këtij viti. Kjo shifër alarmante zbulohet nga raporti I UNICEF, që nënvizon se po kaq fëmijë janë rekrutuar nga grupet e armatosura.

Ndërkaq sipas statistikave të UNICEF rreth 600 fëmijë kanë mbetur të plagosur gjatë konfliktit që po zhvillohet në Jemen, ku koalcioni i udhëhequr nga Arabia Saudite po lufton kundër kryengritësve shiitë huthi.

Të larguar nga shtëpitë e e tyre rezultojnë rreth 1.3 milionë fëmijë.

“Fëmijët po e bartin barrën e konfliktit brutal të armatosur. Ata janë vrarë nga bombat ose plumbat, e ata që i mbijetuan sulmeve ballafaqohen me kërcënim në rritje nga sëmundejt dhe ushqimi i dobët”.- thanë zyrtarët e UNICEF

Grupet për të drejtat e njeriut kanë shprehur shqetësim se palët e përfshira në konflikt po shkelin ligjet e luftës, ndërsa nuk po mbrohen civilët.deri tani nga ky konflikt kanë mbetur të vrarë më shumë se 4 300 persona, shumica e të cilëve civilë.

Lajme të ngjashme

Back to top button