Maqedonia dhe Kosova me kandidat të përbashkët për çmimin Nobel për paqe

Kapixhiku nr.148, e shtunë- e diel, 5-6 tetor

Aleksandra M. Mitevska, editorial- “Nuk është njëlloj se kush do ta udhëheq shtetin” , Utrinski Vesnik
Profili politik i kryetarit të ardhshëm këtë herë duket shumë më i rëndësishëm se sfondi i tij politik. Në kohë kur çështja për emrin bën shtypje me tërë forcën dhe kur  perspektivat euroatlantike janë të rrezikuara, është me rëndësi se kush do të jetë njeriu i cili do të mundet të luajë rol të rëndësishëm në procesin e negociatave me Greqinë.

Sonja Kramarska, kolumnë-“ Nga cila dritare ka shikuar Toni Blair?”, Utrinski Vesnik
Ardhja e ish kryeministrit ka vetëm një qëllim, e ky është- mënjanimi i të gjitha dyshimeve se biznesmeni Indian është fytyrë e dyshimtë, i cili nuk ka ardhur në Maqedoni të ndihmojë, por të fitojë.

Gjorgji Spasov, kolumnë-“ Ali Baba në vendin pa korrupcion” , Utrinski Vesnik
Në fushatën e qeverisë-“ Me seks kundër varfërisë”, mbi pisoarët e tualeteve për meshkuj tani më mundet të shkruan- “Ti e mban ardhmërinë  e njerëzimit në duart tua!”.

Goran Mihajlovski, kolumnë-“Publik i mrekullueshëm”, Vest
Komandantët e UÇK  Talat Xha feri dhe Agim Çeku u takuan si ministër Maqedonas dhe Kosovar të mbrojtjes. Dhe nënshkruan protokoll për  bashkëpunim ushtarak. Pres që më herët a më vonë, Maqedonia dhe Kosova të kenë edhe kandidat të përbashkët për çmimin Nobel për Paqe.

Biljana Sekulovska, kolumnë-  “Subrata, vëlla”, Vest
E patë teatrin e artë të mbushur të ri në festivalin Paqësor  të Subratës, po sa publik i mrekullueshëm. Masat e shkrira në një, shënoja e venduar, askush asgjë nuk kupton, me së paku se pse gjendet aty, e po kjo kërkohet.

Darko Janevski kolumnë-“ Zoti ia shtoftë jetën Amerikës”, Dnevnik
Të vendosim çdo gjë në një vend. Subrata Roj është gënjeshtar. Afër tij qëndron Gruevski të cilit ekonomia në vitin e kaluar i ka pësuar rënie për 0,4 për qind. Toni Blair është i paguari që e bombardoi Irakun dhe i cili këtu ndoshta ka ardhur pa pagesë. Kujt i pëlqen teatri, që është sipërmarrje antike krimi. Kjo është vetëm një anë. Në anën tjetër kemi Karnevalin e Strumicës.

Vlado Buçkovski, kolumnë-“ Ardhja e Blerit në Shkup është ngjarja e vitit”, Dnevnik
Sa keq që kryeministri Gruevski nuk e ka Blerin për këshilltar. Kryeministri Shqiptar Edi Rama e bëri zgjedhjen e vërtetë!

Vlatko Gjorçev, kolumnë- “Pse Branko nuk është Toni Bler?”, Dnevnik
Crvenkovski është lojtar lokal i cili kënaqet me intrigat dhe destruktivitetin e tij.
Për këtë shkak LSDM nuk është dhe nuk mundet të jetë si Laburistët në Britaninë e Madhe. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button