Nuk ka si KK Forca, dominon Evropën e Botën

Nga e premtja në Bursa të Turqisë ka filluar kampionati i pestë Evropian i stilit “Shotokan” dhe Kupa e parë Botërore e stilit “Shotokan” e akredituar nga Federata Botërore e Karatesë. 

Në ditën e parë të këtij evenimenti për KK Forca janë paraqitur pesë nga tetë garuesit e lajmëruar në këtë garë dhe të njëjtit kanë mahnitur publikun duke mbledh një “thes” me medalje, gjithsejtë 22. 

Jusra Ademi (-35kg, 8-9 vjet) mblodhi gjithsejtë gjashtë medalje të arta edhe atë në KATA WSKU EU, KATA WSKU WORLD CUP, KUMITE WKF EUROPE, KUMITE WKF WORLD, KUMITE WSKU EU DHE KUMITE WSKU WORLD.  
Talentja Arta Bushi (-30kg, 8-9 vjet), arriti nga gjashtë paraqitje, të fitoj tre medalje të arta, dy argjendi dhe 1 bronzi. Shkupjania triumfoj në KUMITE WKF EUROPE, KUMITE WKF WORLD dhe KUMITE WSKU EU. Ditë mjaft të suksesshme ka pasur edhe Suhejb Veseli (6-7vjet) i cili fitoi gjashtë medalje, prej tyre dy të arta në KATA WSKU EU dhe KUMITE WSKU WORLD. 

Kampionia ballkanike Sajra Morina (+40kg, 10-11vjet) edhe një herë tregoi se nuk ka konkurrencë të madhe duke fituar dy medalje të arta në KUMITE WKF WORLD dhe KUMITE WSKU WORLD, kurse argjend mori në KUMITE WKF EUROPE. Me argjend u desh të pajtohet kësaj radhe garuesi Sedat Sali (-45kg, 10-11vjet) në KUMITE WSKU EU. 

KK Forca të sot pret të fitoj edhe disa medalje pasi do të paraqiten kampioni ballkanik Abdurahim Idrizi, Usame Bajrami dhe Efrah Halimi

Lajme të ngjashme

Back to top button